Zhvillohet per here te pare, konkursi i qethjes se dhenëve ne bashkine e Korces.

15 blegtore nga zona te ndryshme te qarkut por edhe nga Skrapari dhe Tirana, moren pjese ne kete gare, ku qethesi me i shpejte i dhenëve u shperblye edhe me cmim.

Sipas blektoreve procesi i qethjes eshte nje proces i veshtire qe ndodh 3 here ne vit, nderkohe qe eshte teper i domosdoshem per nje shendet sa me te mire te kafshes.

Per garuesit, qethja e dhenëve eshte pasion, madje per disa prej tyre ky zanat i ka shoqeruar gjate gjithe jetes, qe ne moshe te vogel.

Nga 12 mije hektare kullota qe ka bashkia e Korces, ku mund te mbereshtrohen 100 mije krere bageti, vetem 20 % e tyre eshte e shfrytezueshme, ndaj duhet te rritet edhe vemendja per biznese te tilla.

Kjo feste qe kete vit per here te pare ishte e lokalizuar vetem ne nje biznes privat , do te futet ne kalendarin e aktiviteteve te bashkise se Korces per vitet ne vijim, me pjesemarrjen edhe te bizneseve te tjere.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *