Subscribe

Tregu bankar në Shqipëri rezulton nga gjetjet e Autoritetit te Konkurrencës, të jetë një parajsë fiskale për bizneset e kësaj fushe. Por fitim i bankave kryesisht, vjen në kurriz të shkeljeve dhe padrejtësive që bëhen ndaj klientëve, të cilët paguajnë norma shumë të larta kredie, në raport me çdo vend tjetër. Në një raport të fundit, Autoriteti i Konkurrencës ka ngritur dyshime së tregu bankar operon në mungesë konkurrence, ndaj dhe ka nisur një hetim.

 

Sekretariati i Autoritetit të Konkurrencës, ka realizuar një monitorim në tregun bankar, nga rezultoi se gjatë viteve të fundit, ky treg paraqet karakteristikat e një tregu me norma relativisht të larta fitimi në kushtet e stanjacionit të kreditimit; interesa shumë të ulëta të depozitave,  diferenca relativisht të larta mes interesave të kredive dhe depozitave; tendencës në rritje të interesave të letrave me vlerë të qeverisë, kryesisht afatgjata në kushtet e një politike lehtësuese monetare dhe kur norma bazë e interesit të depozitave kanë tendencë në rënie; ka rritje të komisioneve për pagesat kryesisht brenda vendit etj. Këto rrethana të bëjnë të mendosh që konkurrenca në sektorin bankar mund të jetë kufizuar ose shtrembëruar.

 

Monitorimi i Autoritetit të Konkurrencës është thelluar më tej teksa evidenton se bankat operojnë klientët se ku duhet t’i kryejnë veprimet noteriale, në cilën kompani duhet të sigurohen dhe ku vlerësuesi kryesisht zgjidhet nga banka dhe jo klienti. Për të gjitha këto arsye, ky institucion vlerëson se duhen ndryshuar disa rregullore, ku në fokus të jetë marrja e pëlqimit nga ana e klientit.

 

Kjo gjendje alarmante e tregut bankar në vend, duket se është krijuar edhe për shkak të mbikëqyrjes se dobët nga ana e Bankës së Shqipërisë. Kjo e fundit ka mision të saj parësor, mbrojtjen e interesave të depozituesve si dhe kredimarresve. Por gjetjet e raportit tregojnë se këto kategori janë lënë pa mbrojtje nga ata që e kanë detyrim ligjor ta bëjnë atë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *