E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Ekonomi

Pagesë me kartë për turistët, por të huajt zgjedhin makina me qira

Qeveria synon që bizneset në turizëm dhe transport të pajisen me terminale POS për të ofruar pagesa me kartë, në funksion edhe të zhvillimit të turizmit.

Vitet e fundit si pasojë e rritje së fluksit turistik ka sjellë nevojën që bizneset të mos kenë alternative të vetme pagese paranë fizike. Por Shoqata e Transportit Ndërurban thotë se të huajt përdorin më shumë makina me qira.

“Gjatë periudhës së verës fluksi i përdorimit të autobusëve rritet. Turistët zgjedhin më shumë transportin urban, pra brenda qytetit. Ndërsa atë urban nuk e frekuentojnë shumë. Kjo pasi nuk kanë ku të informohen, mungon një platformim transporti. Ne kemi partë që është rritur ndjeshëm fluksi i makinave që jepen me qira, pasi të huajt zgjedhin ose makina me qira ose vijnë me transport të organizuar”, tha Dashnor Memaj në Vizion Plus.

Sipas Memajt edhe operatorët e transportit ndërurban nuk janë gati të ofrojnë një shërbim të tillë.

Reklamë

“Janë afro 400 linja transporti në të gjithë vendin. Në dijeninë time shumë pak prej tyre kanë plotësuar detyrimin ligjorë. I gjithë ky proces ka kosto, sepse duket të kesh internet në autobus, përdorimi i pajisjes ka komisione, ndërkohë ka dhe kosto mirëmbajtje. Në finale këto kosto duhet të shkarkohen diku që është çmimi final i biletës. Ne jemi të mendimit që ky proces të afrohet si fillim si projekt pilot, vetëm për destinacionet turistike, për të parë ecurinë dhe për ta shtrirë gradualisht në të gjitha linjat”, tha Memaj.

Mbetët për tu parë nesër e në vazhdim se cila do të jetë qasja e administratës tatimore  ndaj subjekteve të transportit, që ende nuk janë gati për të ofruar një shërbim të tillë nga 1 qershori.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë