Subscribe

Partia Socialiste mbledh të shtunën Kongresin Elektoral, ne nje klime politike te tensionuar, ku opozita prej me shume se nje muaj ka djegur mandatet dhe ka dal ne rruge ne protesta. Por pavarësisht skenarit te opozitës, mazhoranca ka vendosur te vijoi rrugën e saj drejt zgjedhjeve vendore te 30 qershorit.

 

E pikërisht per keto zgjedhje, në fundjavë do te zyrtarizohet kandidatura e Erion Veliajt per Bashkinë e Tiranës se bashku me listën e kandidateve per Këshillin Bashkiak te kryeqytetit.

 

Por përpara prezantimit te Veliajt, aktivitet i cili do te zhvillohet ne pjesën e dyte te Kongresit, ne Sheshin Nene Tereza, gjate punimeve te tij ne pjesën e pare, do te marrin fjalën 6 kandidat, te cilet jane konfirmuar zyrtarisht deri me tani. 4 prej tyre, Armando Subashi per Bashkinë e Fierit, Sotiraq Filo per Korçën, Dritan Leli per Vlorën dhe Majlinda Bufi per Bashkine e Roskovecit kërkojnë nje mandat tjeter, ndërsa emrat e rinj jane Pjerin Ndreu per Bashkinë e Lezhës dhe Gledian Llatja per Bashkinë e Elbasanit.

 

Edhe pse eshte folur shume per emra te tjere per Bashkitë e mbetura, deri me tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtare nga selia roze dhe pritet qe ata te bëhen publike ne ditët ne vijim.

 

Por Partia Socialiste do te përdore dhe ate qe eshte cilësuar si arma e saj me e forte “bashkëqeverisja me njerëzit”, ku disa ministra do te paraqesin arritjet e kesaj platforme, te shoqëruar me dëshmitë e disa njerëzve te cilet kane arritur te zgjidhin problemet e tyre.

 

Pas prezantimit te Erion Velijat, Kongresi do te vijoi punimet me tre sesione te ndara, ku fokusi do te jete tek Bashkitë, edukimi dhe punësimi i te rinjve dhe reforma zgjedhore e vota e emigranteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *