Policia e Elbasanit ka arritur të parandalojë përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda për jetën.

 

Ngjarja është regjistruar në fshatin Bradashesh, ku pas një konflikti, shtetasi S.Ll., 25 vjeç, banues në Elbasan, i kanosi me armë zjarri shtetasin F.C.

 

Policia arriti të ndërhynte në kohë dhe të arrestonte në flagrancë 25 vjeçarin.

 

Ne cilësinë e provës materiale është sekuestruar një armë zjarri tip Zastava me 5 fishekë .

 

Por krahas 25 vjeçarit në pranga kanë rënë edhe shtetasit E.Q , 22 vjeç, dhe F.B., 53 vjeç, të dy banues në Elbasan. Ata akuzohen për veprën penale të  moskallëzim i krimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *