Subscribe

Sot është një ndër këngëtarët më në zë shqiptarë, por përballja e parë me skenën nuk ka qenë aq e këndshme për Bashkim Alibalin. I ftuar në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj, artisti tregon se si e harroi tekstin e këngës kur doli për herë të parë në skenë.

Bashkim Alibali: Unë nuk isha këngëtar. Këndoja për qejf. E këndova një këngë italiane, e pëlqyen dhe më dhanë këngë italiane në festival. Në festival pata emocione të tmerrshme. Harrova tekstin, i kërkova ndihmë dirigjentit. Dirigjenti më thoshte “vazhdo, vazhdo”. Sa s’më ra pika se thashë dola e s’po di të këndoj. Ma dha Zoti, ma futi në gojë fjalën dhe e kalova këngën. Përshëndeta, duartrokitën. Kur dola thashë ‘në ardhsha më unë kështu, në këndofsha’. Por natën e tretë u detyrova të këndoja sërish. Një shok më mori dhe shkuam te një zyrë ku ishte një radio. Po jepnin këngët e festivalit. Ishte hera e parë që dëgjoja veten në radio./vizionplus.tv

One thought on “Po shtronte linjën e internetit, 40 vjeçari në Kavajë humb jetën pasi bie në kontakt me energjinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *