Subscribe

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama në Milano, duke përsëritur se qeveria socialiste mban përgjegjësi për largimin e gjysmës së popullsisë së vendit prej vitit 2013 kur erdhi në pushtet.

Nga dritarja e banesës së tij, ish-kryeministri deklaroi se si pasojë e korrupsionit dhe lidhjeve me krimin të mazhorancës socialiste shqiptarët janë larguar masivisht nga vendi.

Lexo edhe :

Related Posts

“Sipas Eurostarit dhe jo sipas opozitës o mashtrues ordiner, në 10 vjet ke larguar nga Shqipëria 1.1 milion shqiptarë dhe po sipas Eurostatit, ke renditur Shqipërinë të dytën në botë pas Sirisë për largimin prej saj të të rinjve nën 18 vjeç”, tha Berisha.

Lideri i opozitës Berisha akuzoi kryeministrin Rama se shfrytëzoi takimin në Itali për të sulmuar Greqinë.

“Ti shkove ne Itali për të sulmuar Greqinë me mentalitete komuniste. Duhet të jesh i rrjedhur të mendosh se do të turpërosh Greqinë, të hedhësh baltë mbi një vend fqinj në të cilin jetojnë 1 milion shqiptarë”, tha Berisha.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Berisha përshendeti aktivistët për votën e diasporës, të cilët hynë në takimin e kryeministrit Edi Rama.

“Me protestën tuaj të sotme ju i shpëtuat nderin kombit shqiptar”, tha lideri i opozitës.

Berisha premtoi se Partia Demokratike ditën që do të fitojë zgjedhjet, do të garantojë të drejtën e tyre për të votuar aty ku jetojnë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *