E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 25 minuta më parë
Video · Vendi

Sa e adhuronin vajzat? Bashkim Alibali: Kam qenë i vështirë të futesha në dorë

Ndryshe nga herët e tjera, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Bashkim Alibali është rrëfyer “pa dorashka” mbrëmjen e sotme në “Quo Vadis”, me moderatoren Pranvera Borakaj.

Alibali tregon se se vajzat i dërgonin letra nga të gjitha anët e Shqipërisë në kohën e rinisë.

Pranvera Borakaj: Kishe sukses me vajzat, për shkak të pamjes, për shkak të zërit, performancës, humorit, finesës?

Bashkim Alibali: Kam qenë burrë shumë i ndershëm, kam qenë shumë i vështirë të futesha në dorë. Në kohën e Partisë së Punës vinin letra në estradë ose në Uzinën e telave. Shkruanin fjalët më…edhe në fund ishte dhe vula. Vula ishte i kuq buzësh.

Reklamë

Pranvera Borakaj: I ruaje ato letrat apo i zhdukje?

Bashkim Alibali: I kam pasur në Uzinën e telit pastaj…edhe në teatër vinin zarfe.

Pranvera Borakaj: Të bëhej qejfi? Shfrytëzoje rastin?

Bashkim Alibali: Me raste (qesh)./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë