Subscribe

Në kohën e komunizmit arti dhe artistët ishin më të vlerësuar. Këshut është shprehur këngëtari Bashkim Alibali, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj. Kjo për faktin se pavarësisht xhepave bosh, njerëzit në atë kohë kishin shpirtin plot.

Pranvera Borakaj: Vlerësohej më shumë arti në atë kohë, përtej gjithë peripecive apo në demokraci? Kur vlerësohej më shumë artisti?

Bashkim Alibali: Më ke bërë një pyetje të vështirë. Unë e dhe shokët dhe shoqet e mia kolege shumë më të vlerësuar e kemi ndier veten në atë kohë, me publikun dhe me njerëzit. Në atë kohë ishte respekti dhe dashuria për njëri-tjetrin. Respekti ka qenë më i madh, gjithë njerëzit kanë qenë me zhepat bosh, por shpirtin plot. Kjo reflektohej edhe në popull që na duartrokiste, na mirëpriste, na respektonte./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *