Subscribe

Teksa Banka e Shqipërisë revokoi licencën për dy kompanitë që jepnin kredi dhe mblidhnin borxhe, më shumë se 16 mijë klientë të tyre janë në pritje të një vendimi të dytë, se si do të veprohet më tej. Brunilda Isaj eksperte për çështjet bankare thotë se një vendimmarrje e tillë e bankës merret për herë të parë në vendin tonë, ndërsa klientët do të vijojnë të paguajnë detyrimet e tyre.

“Fakti që banka mori këtë vendim do të thotë se po mendon edhe për ecurinë e mëtejshme të klientëve të dy kompanive. Në çdo rast qytetarët nuk i shmangin dot detyrimet e tyre. Një kompani apo institucion publik, që do të vendosë BSH  dot të blejë portofolin e këtyre dy kompanive, dhe klientët do të vijojnë procesin normal të bashkëpunimit”, sqaroi Isaj gjatë një intervistë për emisionin E-ZONE.

Skandali i mashtrimit me kredidhënien nga disa kompani në treg është dëshmi se qytetarët duhet të mbrohen dhe të edukohen financiarisht.

“Strategjia e edukimit të popullatës nuk duhet të jetë vetëm në letër. Është koha që të gjithë institucione të bashkërendojnë punën për ta zbatuar atë në praktikë. Kompanitë e mikrofinancës distancohen nga kompanitë borxhmbledhëse  të cilat kanë mashtruar qytetarët”, deklaroi Isaj

Hetimet e prokurorisë evidentuan se ky kompanitë së bashku me përmbarues, kishin krijuar një skemë piramidale, duke shfrytëzuar kreditë e këqija. “Grupi” i detyronte klientët debitorë të merrnin borxhe të reja dhe më pas u bllokonte pronat në hipotekë.  E gjithë kjo situatë ndodhte me atë shtresë të popullsisë që nuk ka njohuri financiare, ndaj dhe duket emergjente ngritja e një institucioni në mbështetje të qytetarëve për shërbime bankare/financiare./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *