Subscribe

Bashkim Alibali është një nga këngëtarët më në zë shqiptarë. Lindur në Tiranë e rritur në Shkodër, ai ka një jetë interesante, mbushur me ngjarje, ku pasioni dhe këmbëngulja i kanë dhënë një vend të nderuar në radhët e këngëtarëve më të shquar shqiptarë.

Ajo që ka rënë në sy gjithmonë përgjatë daljeve të tij skenike ka qenë look-u i kuruar në detaje. Sonte vjen në “Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj në një rrëfim ndryshe.

I pyetur se kush është kujdesur për imazhin e tij ndër vite, këngëtari nuk ka ngurruar të përgjigjet.

Pranvera Borakaj: Më ka bërë shumë përshtypje paraqitja juaj skenike. Gjithmonë shumë i kuruar. Pertej faktit që në Festivalin e 11-të keni thyer edhe tabutë dhe keni futur të bardhën ndër veshjet e meshkujve. Kush është kujdesur për veshjen dhe imazhin e Bashkim Alibalit?

Bashkim Alibali: Sa isha beqar jam kujdesur unë, kur u martova kisha gruan që merrej me veshjen dhe më jepte ndonjë këshillë. Unë jam munduar t’i qëndroj modës dhe të vishem sa më bukur në skenë. Jo për tu dukur, por për të respektuar ata që të respektojnë.

Pranvera Borakaj: Kishte në Shkodër rrobaqepës shumë të mirë apo i porosisje në Tiranë?

Bashkim Alibali: Shumë të mirë, edhe në Tiranë, por në Shkodër kanë qenë mjeshtra të mirë. Një ndër ta, Rifat Dajti, rrobaqepës që unë gjeja atë që kërkoja. Ai ma dinte shijen. Më bëri një kostum me një jakë pak si hark, që nuk e kishte askush. Oburra tërë Shkodra të bëhej me atë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *