Subscribe

Teksa vendi po kalon ditët më të mira turistike, nuk po ndodh e njëjta gjë për bujqësinë. Janë dy sektor që duhet të ishin në sinergji më njëra-tjetrën, por një gjë e tillë nuk po ndodh.

Viti 2024, duket se po intensifikon nevojën e vendit për ushqime importi. Në 4-mujorin e parë të vitit janë importuar 30 mijë ton zarzavate nga 20 mijë që ishin në 4 muajt e 2022.

Edhe fruta janë importuar në masën 35 mijë ton nga 23 mijë që ishin një vit më parë. Theodhori Kristuli nga unioni tregtar i ftuar në E-ZONE tha se ky vit duket i mbarë për importuesit, por jo për prodhuesit

“Deri më sot bujqësia nuk ka marrë vëmendje, buxheti është i reduktuar. Subvencione direkte sikundër jep rajoni nuk ka, atëherë çfarë do të ndodhë? Do të prevalojë importi, ashtu siç po ndodh aktualisht në treg. Mallrat e importit po vijnë me  çmime më konkurruese, ndërsa prodhimi vendas ka kosto dhe nuk po mundet dot të prevalojë mbi importin. Është koha që qeveria ta vlerësojë më seriozitet këtë çështje”, tha Kristuli në Vizion Plus.

Por a do mundet dot bujqësia t’i përgjigjet realiteti turistik gjatë këtij viti? Një nga hallkat e zinxhirit që janë restorantet janë të mendimit se tregu po orientohet drejt importi dhe çmimeve të lira.

“Bujqësia jonë nuk e mbulon dot dhe nuk është në të njëjtin hap me turizmin. Ne që përfaqësojmë restorantet i shohim gjerat edhe më praktike. Nuk mund të rrisim kostot, pasi janë klientët ata që do të na largohen. Ndaj përveç cilësisë shohim dhe çmimet e lira. Por ajo që po konstatojmë është se  në furnizohemi në treg të lirë, ndërsa kontaktet me fermerët sa vijnë dhe rrallohen pasi fshati po boshatiset”, tha Enri Jahaj në E-ZONE.

Por me një buxhet të limituar, një fondet e BE-së të pezulluara, me një fshat që po braktiset, me një sistem fiskal jo shumë favorizues si mund të shpëtohet bujqësia?

“Duhet një plan Marshall. Ka nevojë për një revolucion në këtë sektor. Nuk i jepet zgjidhje bujqësisë me rishikime buxheti dhe me financime minimale. duhen investime kapilare në të gjithë zinxhirin dhe për këtë duhet që qeveria të kthejë vëmendjen”, sqaroi Ilir Pilku gjatë emisioni E-ZONE.

Në vitin që lamë pas, bujqësia ishte i vetmi sektor që nuk shënoi rritje, por ishte me rënie. Një tendencë gati e qëndrueshme për disa tremujore rresht./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *