Komunitetet fetare kanë reaguar në lidhje me krizën politike. Ne një deklarate te përbashkët thuhet se mungesa e dialogut dhe thirrjet e dhunshme rrezikojnë stabilitetin. “Ne jemi të shqetësuar për klimën e krijuar në vend e në mënyrë të veçantë për mungesën e vullnetit për dialog për zgjidhjen e ngërçeve, sidomos për çështjen e zgjedhjeve qe janë një instrument i domosdoshëm për mirëqenien shoqërore të shqiptarëve”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

 

Gjithashtu komuniteti mysliman, kisha ortodokse, kisha katolike, kryegjyshata botërore e bektashinjve dhe vëllazëria ungjillore ndajnë mendimin se nuk është detyra e tyre qe te gjejnë apo të tregojmë zgjidhje konkrete për situatën e krijuar, pasi duhet te jete vete politika ta beje kete gjë. Deklarata thekson edhe domosdoshmërine e ashpërsimit te luftës ndaj korrupsionit.

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *