Kolegji Zgjedhor ka hedhur shortin për përbërjen e trupit gjykues, që do të vendosë mbi ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kundërshton vendimin e KQZ-së për numëruesin e tretë. Shorti përcaktoi se Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomor Skreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja do të shqyrtojnë kërkesë-padinë e LSI-së. Ndërkohë që relator do të jenë gjykatësi Gjin Gjoni. Një ditë më parë, KQZ vendosi përmes një shorti se LSI do marrë anëtarin e tretë në KZAZ-të me numër çift, ndërkohë që PDIU do të propozojë anëtarin e tretë në ato me numër tek. Për LSI-në ky ishte një vendim në shkelje të kodin zgjedhor.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *