Protesta e kësaj të premte e Partisë Demokratike është komëntuar edhe nga ministrja e Brendshme Albana Koçiu. Në një konferencë me gazetarët ajo u ndal tek njoftimi i Policisë së Tiranës e cila tha se nuk merr përsipër protestën. Sipas saj, policia nuk aprovon aktet e dhunës me Molotov, por do të garantojë rendin dhe sigurinë.
“E drejta për të protestuar është e drejtë kushtetuese. Këtë ka dashur të thotë policia. Do të jetë aty të garantojë sigurinë, por nuk jep aprovime për kryerje të një proteste të tillë. Policia e shtetit nuk jep aprovim për atë që do të kryhet, nga ana tjetër do të kryejë detyrat e saj funksionale. Do të jetë aty si çdo ditë për të garantuar rendin dhe sigurinë, ama nuk jep aprovim për t’u kryer një protestë e cila 2 herët e fundit ka qenë me dhunë, dhe ende bëhet thirrje për të ardhur dhe për t’u mbledhur në protestë të dhunshme”, tha Albana Koçiu.
Sa i takon akuzave të opozitës se në protestën e fundit blutë përdorën gazlotsjellës të skaduar, Koçiu tha se ka kërkuar një hetim të rastit.
“Këtë shqetësim e kam ndjekur kam urdhëruar të kryet një hetim nga policia dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Hetimet po vazhdojnë do të dalim në konkluzion. Nëse është i dëmshëm ose jo, këtë nuk di të ta them”, shtoi Koçiu.
Ndër të tjera ministrja Albana Koçiu u shpreh se gjatë vitit 2025 janë sekuestruar pasuri te personazheve te botes se krimit në vlerë 65 milionë euro, pasuri që do te vendosen ne sherbime te institucioneve te vendit./vizionplus.tv





