Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
24 May 2026
Vizion fokus

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet e ardhme,...

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali Berisha: Mirënjohje...

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet në krye...

Trump thotë se Irani po i afrohet shumë marrëveshjes...

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit! Rezultatet në...

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron zgjedhjet referendum,...

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për zgjedhjet në...

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar 28,379 demokratë

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj: Bota e...

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën...

KLP: S’ka dyshime për prokurorët e SPAK, janë njerëzit më të kontrolluar, kaluan testimet

27 Dhjetor 10:43

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas akuzave të ndryshme se kreu i SPAK, Arben Kraja, ka qenë hetues i komunizmit.

 

Në reagimin e tij KLP sqaron se të gjithë prokurorët e SPAK janë hetuar imtësisht për të kaluarën e tyre, ndërsa thekson se ata janë padyshim njerëzit më të kontrolluar dhe të testuar në Shqipëri.

 

Gjithashtu KLP bën me dije se me kalimi i këtyre testeve ka qenë një parakusht për të marrë pjesë në garën e organizuar nga Këshilli për përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme.

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka ndjekur reagimet publike që kanë shoqëruar krijimin e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) dhe zgjedhjen e kreut të saj. Në çdo rast ne priremi t’i konsiderojmë këto reagime si tregues të shqetësimeve të opinionit publik, të cilat meritojnë vëmendjen tonë.Duam të kujtojmë se procesi i përzgjedhjes së prokurorëve të SPAK zgjati plot 9 muaj. Në përfundim të atij procesi konkurrues e transparent, ne jemi të bindur se kemi bërë më të mirën për të garantuar suksesin thelbësor të SPAK përmes përzgjedhjes të prokurorëve më të mirë.

Nga ana tjetër, në një përpjekje për të krijuar atmosferën e duhur të besimit tek institucioni i ri, ne kemi bërë çmos për ta përfshirë publikun dhe të gjithë faktorët institucionalë në proceset vendimmarrëse të Këshillit për ngritjen e Prokurorisë së Posaçme. E kuptojmë se e shkuara personale dhe profesionale e prokurorëve të SPAK është e rëndësishme për suksesin e tyre dhe të institucionit. Po ashtu ne e kuptojmë se suksesi i SPAK nuk do të përcaktohet thjesht dhe vetëm nga avantazhet procedurale dhe organizative të tij në krahasim me strukturat pararendëse. Imazhi publik i institucionit të ri dhe besimi që ai duhet të ngjallë tek publiku i gjerë janë gjithashtu thelbësorë.

 

Pikërisht në funksion të garantimit te këtij besimi, pa të cilin institucionet e drejtësisë nuk mund të funksionojnë, Shqipëria, ndër vite ka miratuar ligje dhe ka ngritur institucione të specializuara të cilat hedhin dritë mbi të kaluarën e prokurorëve të SPAK. E kaluara e tyre është hetuar imtësisht në 4 rrafshe:

(i) Është verifikuar nëse kanë bashkëpunuar me strukturat famëkeqe të ish – sigurimit të shtetit në periudhën 29.11.1944 deri në 02.07.1991;

(ii) Është verifikuar nëse kanë pasur kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar gjatë periudhës së punës si prokurorë;

(iii) Është verifikuar nëse pasuria e tyre është e ligjshme; dhe

(iv) Është verifikuar nëse aftësitë e tyre profesionale janë të përshtatshme për ushtrimin e funksionit të prokurorit.

Të gjithë prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, kanë kaluar me sukses verifikimet e sipërpërmendura. Ata janë pa dyshim njerëzit më të kontrolluar e të testuar në Shqipëri. Madje, kalimi i këtyre testeve ka qenë një parakusht për të marrë pjesë në garën e organizuar nga Këshilli për përzgjedhjen e prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Më tej prokuroret e SPAK janë përzgjedhur midis shumë të tjerëve në një proces konkurrues dhe transparent. Të gjithë faktorët që parashikon ligji për kontrollin e figurës së prokurorëve janë kontrolluar në detaje. Pretendimet që ngrihen nuk janë ligjore por mendime të cilat në asnjë rast nuk mungojnë në diskursin publik. Ato janë gjithnjë të mirëpritura por nuk janë kurrsesi shkas për ngritjen e dyshimeve mbi legjitimitetin juridik e moral të prokurorëve të SPAK. Prokurorët e SPAK meritojnë mbështetjen dhe besimin e të gjithëve deri në provë të kundërt.

 

Posted Under:
Kronike
Tagged:
akuza KLP Prokurore SPAK

Nga e njëjta kategori

Në kërkim nga Italia për trafik droge dhe plagosje, arrestohen dy persona, pritet ekstradimi (EMRAT)

më shumë...

Trafik armësh dhe arratisje nga burgu, shqiptari “luftë” me policinë greke, qëlloi mbi efektivët gjatë tentativës për t’u arratisur (EMRI)

më shumë...

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për ushtrinë shqiptare

më shumë...

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën drejtuesi i motomjetit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:36

Dy ushqime të përditshme që mund të...

10:12

Do të udhëheqë demokratët për 4 vitet...

9:57

U rikonfirmua në krye të partisë, Sali...

9:48

I vetëm në garë, Sali Berisha rikonfirmohet...

9:42

Trump thotë se Irani po i afrohet...

9:04

Zgjedhjet brenda PD-së, vijon procesi i numërimit!...

8:15

Tetë gjëra që na sikletosin në shtëpinë...

7:40

Demokratët votojnë për Berishën, PD i konsideron...

7:27

U përjashtua nga gara, Salianji reagon për...

7:00

U përplas me efektivët grekë, arsenali që...

6:13

Kontrolle në burgun e Fierit, zbulohen drogë,...

6:07

Durrësi hap sezonin turistik, operatorët presin rritjen...

5:54

Kreu i SPAK në Itali: Lufta kundër...

5:25

Zjarri dëmton fidrin në Shëngjin, një pjesë...

5:06

Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar...

4:34

Ikja e aktorit Birçe Hasko, Presidenti Begaj:...

4:15

Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore...

4:10

Kontroll “blic” në burgun e Peqinit, kapen...

3:48

Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë...

3:03

Rritet kërkesa për punëtorë të huaj, interesi...

Më të klikuarat

  • Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur
  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • Tërmet në Elbasan, lëkundjet e forta shkaktojnë panik te ban...
  • I nxehti afrikan “godet” Europën, paralajmërohen temperatura...
  • Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Hen...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.