E enjte, 22 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për ushtrinë shqiptare

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar këtë të premte paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë me vlerë 21 milionë euro, e cila do të shkojë direkt për modernizimin e Forcave të Armatosura.

Ky fond i ri, i akorduar në kuadër të “European Peace Facility”, e çon mbështetjen totale të BE-së për mbrojtjen e vendit tonë në një shifër prej 49 milionë eurosh.

Njoftimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes:
Lajm i mirë nga BE!  Një tjetër mbështetje e rëndësishme për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.
Këshilli i Bashkimit Evropian  miratoi paketën e tretë të asistencës për Shqipërinë  në kuadër të “European Peace Facility”, me vlerë 21 milionë euro, duke e çuar mbështetjen totale në 49 milionë euro.
Paketa përfshin mjete të blinduara të lehta, mjete taktike dhe inxhinierike, si edhe trajnim dhe mbështetje operacionale për FASh.
Ky është një vlerësim konkret për seriozitetin, besueshmërinë dhe rolin aktiv të Shqipërisë krah aleatëve dhe partnerëve evropianë në siguri dhe mbrojtje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë