E mërkurë, 21 Tetor 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën drejtuesi i motomjetit

Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në vendngjarje.

Reklamë

Menjëherë pas aksidentit, në zonë kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë