Subscribe

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi dhe drejtues të pushtetit vendor kanë organizuar këtë të shtunë një takim në Berat me të gjithë operatorët turistikë. Qëllimi i këtij takimi ishte çertifikimi i hoteleve në kategoritë që parashikon Ligji i Turizmit,me mbështetje fiskale prej 6% dhe organizimi i të gjitha strukturave akomoduese në qarkun e Beratit për të paraqitur një ofertë të përbashkët turistike për 48-orë qëndrimi në Berat.

 

Për tu realizuar ky projekt nevojitet një kombinim mes strukturave akomoduese dhe pushtetit vendor për të orientuar sa më mirë turistët,që nga guidat turistike,akomodimi në hotele e deri tek turizmi i aventurës.

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka theksuar se Berati është një nga ato destinacione që ka marrë një investim të jashtëzakonshëm nga investitorët privatë në ngritjen e strukturave të reja hoteliere, ku vetëm këtë vit janë ngritur mbi 1 000 shtretër të rinj. Klosi u ka bërë thirrje të gjitha strukturave hoteliere që të kenë një zë unik për tu përfaqësuar dhe për të ndërtuar së bashku me pushtetin vendor një ofertë të plotë turistike për Beratin.

 

Klosi është ndalur edhe në lehtësirat fiskale dhe penalitetet e parashikuara nga qeveria për operatorët turistikë.

 

“Lehtësia fiskale që është realizuar për hotelet për të përfituar 6% në akomodim është një lehtësi fiskale që u jepet vetëm atyre strukturave që janë të çertifikuara dhe çertifikimi që deri tani është toleruar ka afat deri në 31 Mars dhe kush nuk paraqitet brenda këtij afati për tu çerfikuar si strukturë akomoduese turistike,jo vetëm që nuk do të mund ta përfitojë 6% por do të ketë edhe penalitete.”

Për prefekten e qarkut të Beratit,Valbona Zylyftari,paketa me lehtësirat fiskale për operatorët turistik do të ndikojë pozitivisht dhe në mënyrë të drejtë në zhvillimin e turizmit në qarkun e Beratit,ku ajo parashikon këtë vit një sezon më të suksesshëm turistik.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *