Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin amerikan Joe Biden
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky me presidentin amerikan Joe Biden

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi dje, pas bisedës së tij telefonike me homologun e tij amerikan Joe Biden, se qeveritë e të dy vendeve kanë nisur punën për hartimin e një “marrëveshjeje sigurie” dypalëshe .

“Ekipet tona – Ukraina dhe SHBA – kanë filluar të punojnë për një marrëveshje dypalëshe të sigurisë,” tha Zelensky në fjalimin e tij të mbrëmjes, duke thënë gjithashtu se Kievi dhe Uashingtoni kanë ecur përpara në çështjen e dorëzimit të raketave me rreze të gjatë ATACMS.

Qeveria e Ukrainës  nënshkroi muajt e fundit “marrëveshje sigurie” dypalëshe me vende të ndryshme evropiane, përfshirë Francën, Britaninë dhe Finlandën.

Këto marrëveshje sigurojnë se vendet që kanë nënshkruar me Kievin do të vazhdojnë të ofrojnë mbështetje afatgjatë ushtarake dhe financiare për Ukrainën për të kundërshtuar pushtimin rus.

Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA miratoi të shtunën 61 miliardë dollarë ndihmë të re ushtarake dhe ekonomike për Kievin, pas një bllokimi prej muajsh mbi grindjet politike në Uashington.

Presidenti amerikan Biden i premtoi dje homologut të tij ukrainas Zelensky se ndihma ushtarake do të dërgohet “me shpejtësi” pasi kjo paketë të miratohet përfundimisht për të përmbushur “nevojat urgjente” të Ukrainës./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *