Në një bashkëbisedim me Baby G, Gloria ka folur për debatin me Dijonisin.

Ajo u shpreh se po të ishte jashtë fermës do të kishte reaguar ndryshe. Gloria duke këshilluar Baby G i thotë të bëj atë çfarë ajo ndjen.

“Jashtë do të kisha reaguar ndryshe dhe e dinë shumë mirë personat që më njohin. Por, këtu brenda ne do të bashkëjetojmë se jashtë bën ça bën ja kthen dhe nuk e sheh më. Kurse këtu je i detyruar të flesh në të njëjtën dhomë, të hash pjatën e bukës në po të njëjtën tavolinë, je i detyruar të dalësh këtu jashtë dhe të ndash të njëjtin vend ku pi cigare. Nëse këtu ja kthen me po të njëjtën monedhë vritesh, përjashtohesh, nuk shijon eksperiencën, del rrugaçe dhe e paedukatë se kështu të gjykojnë shqiptarët. Të shajnë dhe po ndenje dhe po fole, kështu bëj çfarë ndjen ti si Gordiana,”, i tha Gloria – Baby G. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *