Një 35 vjeçar mbeti i plagosur paraditen e kësaj të premteje pas një grindje banale ne Klos.

 

Sipas policisë, ngjarja ndodhi ne një lokal ne fshatin Platin Klos, ku dy të rinj të moshës 28 e 35 vjeç debatuan me njeri – tjetrin. Ne grindje e sipër 28 vjeçari qëlloi me thike duke plagosur 35 vjeçarin.

 

I plagosuri mori ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe për shkak të plagëve u dërgua në Tiranë.

 

Ndërkohë policia është venë ne ndjeke të autorit të krimit, i cili mundi të largohej nga vendi i ngjarjes.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *