Subscribe

Pas takimit me kryedemokratin Lulzim Basha në selinë blu, ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim theksoi se pas kthimit nga Uashingtoni, ishte shumë e rëndësishme që të shkonte në PD, për t’u takuar me kryedemokratin Lulzim Basha.

 

Në një prononcim për mediat, diplomatja amerikane u shpreh se PD ndodhet në një periudhë tranzicioni, por shtoi se shpreson që të dalë më e fortë dhe më e bashkuar nga kjo situatë. Në SHBA, Kim tha se foli me shumë ambasadorë, ku kishte informuar shefat e saj për gjendjen në Shqipëri.

 

“E dini të gjithë që SHBA ka pasur marrëdhënie të fortë me PD. Ne ishim aty kur PD hipi në pushtet për herë të parë dhe shpresoj që të punojmë së bashku kur ajo të vijë në pushtet përsëri. Demokracia përkufizohet nga të pasurit e një partie opozitare të fortë dhe që lulëzon. E kuptojmë fare mirë që PD ndodhet në një pozitë të vështirë, proces tranzicioni, por shpresojmë se do të dalë me të fortë dhe më e bashkuar, në mënyrë që të kthehet në gjendje për të fituar përsëri zgjedhjet. Gjithashtu dua që të konfirmoj se sa i përket Uashingtonit të jemi serioz në luftën kundër korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë, jemi të gatshëm që ta sulmojmë atë, pavarësisht rangut, nivelit, apo partisë”, -tha ajo.

 

Ky është ballafaqimi i parë i ambasadores Kim me Bashën pasi ky i fundit vendosi të përjashtojë nga grupi parlamentar i PD, Sali Berishën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *