Gjatë vizitës së tij në fabrikat e armëve, lideri i Koresë së Veriut  Kim Jong Un ka kerkuar rritjen e prodhimit te raketave. Kjo kërkesë vjen pak ditë përpara se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut të nisin stërvitjet  e përbashkëta.

 

Mediat vendase raportojnë se inspektimet dyditore të Kim u fokusuan kryesisht në fabrikat e prodhimit të raketave, predhave të kalibrit të lartë si dhe automjeteve të blinduara luftarake.

 

Udhëheqësi i vendit komunist shprehu vlerësimin për përdorimin e teknologjisë së e re si dhe kërkoi vazhdimin e modernizimit të armëve. Ndërkohë javën e kaluar Kim i bëri thirrje ushtrisë për përshpejtimin e përgatitjeve për luftë.

 

Nga ana tjeter Liderët nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara dhe Japonia do ta mbajnë, po ashtu, një samit trepalësh të premten në Uashington, si kundërpërgjigje ndaj rritjes së kërcënimeve bërthamore Pheniani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *