Subscribe

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias është kërcënuar me vdekje. Ai ka marrë një letër anonime në të cilën shkruhet “Kemi tre plumba për ju”.

 

Lajmi është konfirmuar nga ministri i mbrojtjes së qytetarëve Nikos Toskas. Sipas tij, dikujt nuk i pëlqejnë mënyrat e negociatave mes Athinës dhe Shkupit, për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë.

 

Në një deklaratë për mediat Toskas tha se kërcënimi nuk është vetëm për Kotzias, por edhe për familjen e tij. “Zoti Kotzias po përpiqet ta zgjidhë çështjen e emrit të Maqedonisë me taktika mjeshtërore, nën urdhrat e kryeministrit” u shpreh ministri grek, duke theksuar se qëllimi i letrës është nxitja e terrorit.

 

Ministri i Jashtëm grek Kotzias, me anë të një postimi në Twitter, i bëri thirrje Partisë Demokracia e Re dhe Sinodit të Shenjtë, të dënojnë me çdo kusht kërcënuesit.

 

“Prej vitesh sisteme të caktuara, kanale dhe shtypi i shkruar, synojnë të shpifin për mua. I shqetëson fakti se nuk më mban askush. Ata janë nxitës të kërcënimeve. Pres që partia Demokracia e Re dhe Sinodi i Shenjtë t’i dënojë me çdo kusht”.

 

Autoritetet greke po hetojnë për të zbardhur autorët e kërcënimit te shefit te diplomacisë.

 

Kërcënimi vjen vetëm pasi takimeve qe ndërmjetësi I OKB-së, Methju Nimiç zhvilloi me zyrtarë të lartë të Maqedonisë e Greqisë. Kotzias njoftoi kryeministrin grek Aleksis Tsipras mbi ecurinë e negociatave, si dhe për vendosjen e një date për takimin e radhës në Selanik mes tij dhe homologut maqedonas Dimitrov.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *