Subscribe

 

Një tjetër operacion i përbashkët antitrafik ndërkombëtar në det u zhvilluar gjatë dy ditëve të fundit. Policia e Shtetit thekson se u kap një gomone me 1500 kg kanabis, ndërsa në pranga përfunduan edhe 3 trafikantët që ishin në bordin e saj. Fillimisht ishte roja bregdetare, qe njoftoi  për një mjet lundrues, i cili lëvizte me shpejtësi nga jugu i Shqipërisë drejt Korfuzit. Ndjekja ka filluar mbrëmjen e se enjtes ne Kalabri dhe përfundoi 24 ore me pas afër Korfuzit. Siç duket edhe nga pamjet e shpërndara ne media, skafistet nuk i janë bindur urdhrit te ndalimit nga Guarda Di Financa, duke detyruar këta te fundit te qëllojnë drejt gomones oqeanike me motorë të fuqishëm.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *