Komiteti Kombëtar Këshillues për Imunizimin rekomandon ndalimin e përdorimit të vaksinës kundër koronavirusit Oxford-AstraZeneca për njerëzit nën moshën 55 vjeç. Ky rekomandim vjen pas problemeve lidhur me mpiksje të rralla të gjakut.

Nënkryetarja e këtij komiteti, Shelly Deeks theksoi se shumica e pacientëve ne Evropë që zhvilluan mpiksje të rralla gjaku pas vaksinimit me AstraZeneca identifikoheshin si gra që iu përksinin moshës nën 55 vjeç.

“Duke pasur parasysh rreziqet e mundshme, ekziston një pasiguri kryesore në lidhje me përfitimin nga vaksinat e AstraZeneca për katgeorinë e të rriturve nën 55 vjeç”, shtoi ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *