Dy aktorët, Mariana Kondi dhe Albano Bogdo kanë këmbyer batuta mes tyre, ku kanë munguar as vlerësimet.

Fillimisht i është kërkuar Marinës të imitojë Albanon, ndërsa ky i fundit e “akuzonte” aktoren se ka bërë gjatë javës një interpretim të dobët dhe nuk dinte ta realizonte.

Pasi Mariana realizoi me sukses ecjen “perandorake” të Albanos, iu kërkua këtij të fundit të bëjë të njëjtën gjë.

Por Albano e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë që një legjendë si Mariana Kondi nuk mund të interpretohet.

Kaq ka mjaftuar që dyshja shumë e dashur për publikun të shkëmbejë të qeshura dhe puthje në distancë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *