E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Mes emocioneve të bukura, Ditea Berisha surprizohet nga Sarah dhe shoqëria e saj

Ditea Berisha është surprizuar në “Ferma VIP”. Në shtëpinë e “Njëshit”, fermerja takoi shoqërinë e saj dhe motrën, Sarah Berisha.

Ato ishin veshur me pizhama, duke kujtuar momentet e tyre dhe festat jashtë fermës. Shoqëria e Diteas kishin sjellë me vete disa foto të fermeres, të ngjitura në dhomën e “Njëshit”.

Sarah Berisha i dha disa këshilla motrës së saj si dhe e koplimentoi për eksperiencën e saj në fermë. Mes përqafimesh, momenteve emocionuese dhe batutave, Ditea shijoi suprizën.

Pak para surprizës, Ditea Berisha është përlotur gjatë klipit të parë ku ka folur për familjen e saj. Ajo nuk kursehu të tregonte marrëdhenien e saj me motrën, blogeren e njohur Sarah Berisha dhe prindërit e saj. Mes lotësh fermerja ka ndarë detaje nga jeta e saj jashtë fermës, nga shoqëria, vështirësitë dhe diplomimi në Itali./vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë