Fermerët, në fundjavë përfunduan me sukses sfidën e Agait, për krijimin e ambienteve “outdoor”, në oborrin e “Ferma VIP”.

Të ndarë në dy grupe, ata kanë qëndruar në ambientin e tyre duke performuar, shijuar dhe dhuruar momente të bukura. Mes dy grupeve nuk kanë munguar as debatet. Ditea dhe Çiljeta janë përballur me njëra-tjetrën.

Pjesë nga biseda:

Ditea: Unë duke qenë se jam në profesion akritekte, i besoj procesit. Deri në momentin kur të përfundoja të gjithë gjënë, vendosa mos të flisja për kopjime. Dy gjërat që u krijuan nuk kishin lidhje me njëra-tjetrën. I thashë që është njësoj sikur t’i them një këngëtari shkon kopjon. U preka në aspektin professional. Në fund u kuptuam dhe u përpoqëm të krijonim një ambient plazhi, ndërsa grupi tjetër një launge, pra s’kishin lidhje

Çiljeta: Kishte thënë që nuk ngela të kopjoj një këngëtare. Po t’a nisim nga profesioni unë kam mbaruar shkenca politike dhe ajo më njeh si këngëtare, ndërsa unë e njoh si blogere. Ditea nxitohet ndonjëherë. Unë e dua shumë, por më ka prishur pak qejfin. Fytyra e çdo njeriu flen vetë këtu

 

Në bazë të votave të publikut, fitues i kësaj sfide u shpall grupi i Elsës, të cilët u shpërblyen me monedhat për blerjet në “Ferma Shop”.

Grupi i parë përbëhej nga Ditea, Flori, Mariana, Xhesika, Gledisi, Gloria dhe Albano, ndërsa grupi i dytë përbëhej nga Elsa, Valeri, Çiljeta, Dijonisi, Renisi dhe Baby G. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *