Pas përpjekjeve të shumta, Hamasi ka pranuar një armëpushim të propozuar nga Egjipti dhe Katari.

Ky është lajmi i fundit që vjen drejtpërdrejt nga baza e grupimit militant, ndërsa bëhet e ditur se janë pranuar kushtet e një armëpushimi, i cili është ndërmjetësuar ditët e fundit gjatë bisedimeve të mbajtura në Kajro.

Ende nuk dihet se sa do të zgjasë ky armëpushim dhe çfarë do të thotë kjo për pengjet që mbahen në Gaza.

Raundi i fundit i negociatave midis Izraelit dhe Hamasit kaloi  një ngërç të dielën, pasi ndërmjetësuesit u përpoqën të kapërcenin boshllëqet e mbetura mes palëve.

Megjithatë, pas pranimit të armëpushimit pritet të mësohet dhe qëndrimi i Izraelit, i cili më herët gjatë ditës lajmëroi ndërhyrjen ushtarake në Qttetin Rafah ku ndodhen mbi një milionë civilë./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *