Kanë qënë të shumtë ata që nuk kanë nguruar të sulmojnë Mark Markun pas vendimit të tij për tu tërhequr nga përfaqësimi në parlament, teksa kishte fituar mandate deputeti nën siglën e PD në zgjedhjet e 25 prillit. Shumica e sulmeve kanë ardhur nga personazhe të lidhur ngushtë më seline blu. Mes tyre edhe Julian Deda, actor humor dhe njëkohësisht anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD.

Ai e ka quajtur Mark Markun, pordhac dhe arrogant, I cili duke lënë mandatin tregoi mos-respekt për ata që I dhanë votën.

 

 

Postimi i Julian Dedes ne facebook:

 

Keta qe japin doreheqjen nga deputetlleku pa dhene akoma asnje kontribut ne kete drejtim, me duken jo vetem pordhace dhe arrogante, por tregojne edhe nje mos-respekt per ata qe i dhane voten duke e shperfillur vullnetin e qytetareve. Pra jane mbi 5000 vota personale, ca ne Lezhe, ca ne Tirane, te hedhura ne kosh te plehrave dhe kjo nuk eshte aspak normale.

Eshte tamam si te besh nje dasme, te therrasesh gjithe fisin tend dhe te gruas, ti besh ata te harxhojne nje hale me lek per te te bere dhurata dhe te nesermen te divorcohesh me pretekstin se nusja, me te cilen re ne dashuri, papritur u be njeri i keq direkt pas dasmes.

P.s. Nuk me interesojne fare arsyet se pse e kane marre kete vendim, mund te kene te drejte ose jo, kjo eshte ceshtje tjeter.

 

Akuza ndaj Mark Markut pas ketij vendimi kishte bere me heret edhe kengetari Stresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *