Subscribe

Vetëm 1379 shqiptarë do te të riatdhesohen. Mundësia për tu kthyer në atdhe pasi mbetën nëpër Evropë për shkak të mbylljes së kufijve, iu është njohur vetëm atyre që kanë mbetur pa para në vendet ku janë bllokuar. Kryeministri Edi Rama lajmëron se lista është mbyllur dhe u kërkon shqiptarëve që nuk janë përfshirë në listë të presin deri në mbarimin e luftës me koronavirusin.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Të dashur motra e vëllezër, kudo që ndodheni e merrni papushim në telefon ambasadat tona, ju lutem mos shpenzoni më kohë e të ardhura për telefonata, sepse nuk ktheheni dot në Shqipëri deri në mbarimin e luftës! Ndjesë 1000 herë, po kjo është një luftë ku ne duhet të ruajmë njëri-tjetrin dhe misionet tona të riatdhesimit.

 

Në listën për t’u kthyer në vendlindje janë përfshirë:

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Do të kthejnë në atdhe vetëm një numër të kufizuar personash, të mbetur rrugëve në kuptimin më të drejpërdrejt të fjalës; bashkëqytetarë që nuk paguanin dot më hotelet, ku ngecën keq në minutën e fundit apo një numër studentësh të mbetur në pikë të hallit; njerëz që u listuan përpara shpalljes së misioneve të fluturimit nga përfaqësitë tona dhe u verifikuan një për një, për situatën e tyre të rënduar.

 

Operacioni i riatdhesimin tashme ka nisur.Të parët erdhën nga Italia dhe Kroacia për të vazhduar gjatë javës me shtetet e tjera evropiane. Emrat e shqiptarëve të kthyer nga vendet e prekura nga virusi do të bëhen publike. Ky vendim sipas kreut të qeverisë është për të njoftuar qytetarët që i njohin dhe t’u qëndrojnë larg nëse të riatdhesuarit shkelin ligjin e vetizolimit për 14 ditë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *