Është zhvilluar edicioni i katërt i “Maratonës së Bebeve” në Pogradec, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë, i cili rikthehet çdo vit për të sjellë buzëqeshje dhe momente të paharrueshme.
Protagonistë të kësaj gare simbolike ishin fëmijët e moshës 1 deri në 3 vjeç, të cilët, me hapat e tyre të parë, dhuruan spektakël për të pranishmit.
Prindërit, të emocionuar dhe krenarë, ndoqën nga afër çdo hap të “kampionëve” të tyre të vegjël, duke krijuar një atmosferë plot dashuri, entuziazëm dhe duartrokitje.
Aktiviteti zhvillohet në kuadër të Maratonës Ndërkombëtare “Enkelana”, e cila këtë vit organizohet për të pestën herë në Pogradec, duke mbledhur sportistë nga 40 vende të ndryshme të botës dhe duke e shndërruar qytetin në një destinacion të rëndësishëm të sportit dhe turizmit gjatë sezonit veror.
/vizionplus.tv





