Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 11 gradë celcius.
Era me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe përgjatë zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 18 m/s.





