Pas vrasjes së njërit prej komandantëve më të lartë të grupit militant palestinez Xhihadi Islamik në këtë territory, janë hedhur të paktën 70 raketa janë lëshuar nga Gaza drejt Izraelit.

 

Komandanti Baha Abu al-Ata ka humbur jetën së bashku me të shoqen kur shtëpia e tyre u godit nga një raketë izraelite, ndërsa katër fëmijët e çiftit dhe një fqinj mbetën të plagosur.

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Abu al-Ata ishte një “minë me sahat” dhe po planifikonte sulme ndaj shtetit hebre.

 

Por reagimi i palëstinezëve që i menjëhershëm, prej kundërpërgjigjes së tyre mbetën të plagosur 17 izraelitë, përfshirë një vajzë tetë vjeçe, që është në gjendje më të rëndë.

 

Xhihadi Islamik që mbështetet nga Irani, është organizata e dytë më e madhe militante në Gaza dhe ka kryer shumë sulme me raketa ndaj Izraelit. Grupi militant palestinez i Hamasit, i cili udhëheq Rripin e Gazës, edhe pse konsiderohet rival i Xhihadit Islamik, e dënoi vrasjen e Al-Atas dhe tha se “ajo nuk do të kalojë pa ndëshkim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *