Ushtria izraelite ka nisur një operacion masiv ushtarak në kampin Jenin në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

 

Mediat ndërkombëtare raportojnë se operacioni nisi me sulme të shumta me dron. Video të shumta të publikuara në rrjete sociale tregojnë një zonë të banuar, e cila është bombarduar.

 

Autoritetet vendase bëjnë me dije se janë regjistruar të paktën 3 viktima, si dhe janë plagosur të paktën 20 persona.

 

Nga ana tjetër Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se po goditnin infrastrukturën terroriste në zonën e Jeninit, para së cilës theksojnë se nuk mund të rrinë duarkryq.

 

“Ne nuk do të qëndrojmë duarkryq ndërsa terroristët vazhdojnë të dëmtojnë civilët duke përdorur kampin Jenin si strehë,” thanë ata, duke shtuar se kampi ishte një fortesë terroriste.”Ne do të luftojmë forcat pushtuese deri në frymën dhe plumbin e fundit, dhe ne punojmë së bashku dhe të bashkuar nga të gjitha fraksionet dhe formacionet ushtarake”, thuhet në reagim. 

 

Muajin e kaluar, ushtria izraelite vrau të paktën gjashtë palestinezë gjatë një bastisjeje në kampin Jenin , hera e parë në vite që ka përdorur helikopterë sulmues në Bregun Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *