Italia nis masën e radhës që ka për qëllim zbrasjen në masë të burgjeve.

 

Nisma e ministrit të Brendshëm Salvini ka të bëjë me dërgimin në vendet e origjineës të gjithë atyre personave që janë dënuar për vepra të ndryshme penale në Itali.

 

Salvini në profilin e tij në Facebook postoi lajmin për riatdhesimin e 13 të burgosurve rumune të cilët do ta vuajnë pjesën tjeter të dënimit në institucionet e vuajtjes së dënimit në këtë vend.

 

Ministri i Brendshëm italian shtoi se 13 rumunët ishin dënuar në këtë vend për abuzim seksual, vjedhje, pengmarrrje, vrasje, shfrytëzim prostitucioni etj.

 

Pritet që e njëjta masë të merret edhe për të burgosur të tjerë nga vende të ndryshme mes të cilave edhe Shqipëria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *