Subscribe

Takimi mes dy kryeministrave, atij shqiptar Edi Rama dhe italian Mario Draghi u mbizotërua nga domosdoshmëria për të ecur më shpejt me proceset anëtarësuese të vendit tonë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

 

Kur hapja zyrtarisht e negociatave integruese është bllokuar nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut, Mario Draghi, që si edhe pasardhësit të tij kanë mbështetur pa asnjë kusht anëtarësimin e Shqipërisë në BE, tha se Italia ende nuk e ka një qëndrim nëse Shqipëria duhet të shkëputet nga Maqedonia e Veriut për aq kohë sa kjo e fundit nuk po zgjidh mosmarrëveshjet për historinë me Bullgarinë.

 

MARIO DRAGHI

KRYEMINISTER I ITALISE

 

Integrimi i Ballkanit Perëndimor është një proces që i sheh të gjitha vendet së bashku, duhet të konsiderojmë që edhe integrimi i Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm. Cilat janë hapat që do të bëjë Italia sot, është herët për ta thënë. Këto do të kapërcehen hapa pas hapi që procesi i integrimit do të vazhdojë. Unë jam optimist.

 

 

Për kryeministrin Edi Rama ky vendim i takon Bashkimit Evropian.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Çështja e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, sot është një çështje që është shumë herët për ta diskutuar sepse në Bullgari ka pasur zgjedhje, duhet të presim qeverinë e re, duhet të presim Presidentin e ri të Bullgarisë e do të shikojmë çfarë qëndrimi do të mbajë qeveria e re në Bullgari dhe shumica e re parlamentare e natyrisht do të shikojmë se deri ku do të kenë efekt të gjitha demarshet që po bëhen në të gjitha nivelet nga të gjitha shtetet ndaj Bullgarisë sepse tani nuk është vetëm Italia në një grup të madh vendesh, por është edhe Franca, është edhe Holanda që janë në vijën e parë të përpjekjes për të bindur Bullgarinë që të hapë rrugë.

 

Vizita zyrtare e kryeministri Edi Rama në Itali do të mbyllet me nënshkrimin e disa marrëveshjeve në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ku me e kryesoja është përshpejtimi i procedurave për njohjen e pensioneve të shqiptarëve që jetojnë prej vitesh në vendin fqinj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *