Subscribe

Policia e Korçës mori në pyetje Alban Vodën autorin e krimit makabër në fshatin Uji i Mire te Përmetit.

 

Burime pranë bluve thanë se gjatë marrjes në pyetje, 30-vjecari ka shfaqur shenja të rënda halucinante.

 

Madje ai ka arritur deri aty sa të thotë se 66 vjecarin Nesim Hoxha, e vrau pasi ai kishte tentuar ta mbyste pak vite me pare me një kokërr ulliri.

 

Kaq ka mjaftuar që për policinë marrja në pyetje e ish komandos të ndërpritet ndërsa është kërkuar dhe ndihma e një mjeku ekspert.

 

Alban Voda ka veshur uniformën e ushtrisë më 1 prill të vitit 2009. Mësohet se ai ka punuar vetëm në Berat dhe në vitin 2010-2011 ka qenë me mision në Kabul. Një vit më pas, ai ka shërbyer në një tjetër mision në Herat të Afghanistanit.

 

 

Pas përfundimit të këtij misioni Voda është liruar me kërkesën e tij nga ushtria në tetor të vitit 2012 ndërsa është trajtuar dhe me psikolog pas cdo misioni të kryer, procedurë standarde e forcave të armatosura.

 

 

Ende nuk dihet nëse 30 vjecari kishte shfaqur shenja të tjera të çrregullimit mendor pas kthimit të tij në vendlindje ndërsa nga të dhënat e policisë ai nuk rezulton të jetë trajtuar nga institucionet shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *