Një ish-biznesmen në Pogradec ka gjetur vdekjen këtë të shtunë në një nga rrugët kryesore të Pogradecit.

 

Ngjarja është shënuar rreth mesditës së kësaj të shtune në zonen e tregut në Pogradec.

 

Viktima është Berti Sokoli rreth 50 vjeç ndërsa mësohet se teksa ka qënë duke ecur ne trotuar është rrëzuar duke rënë më kokë.

 

Qytetarët kanë ndërhyrë në momentin e parë për t’i dhënë ndihmën e parë dhe njëkohësisht kanë lajmëruar edhe ambulancën.

 

Kjo e fundit bëri transportimin e tij në spital por viktima si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur dot të shpëtojë.

 

Ish-biznesmeni rezultonte me precedent penal për plagosje ndersa mesohet se ai kishte falimetuar prej disa kohesh.

 

Sokoli merrej me tregshitjen e mobiljeve ndersa familja e tij prej disa vitesh jeton ne SHBA.

 

Dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se ai ka qenë duke zbritur rrugës nga zona idustriale kur është rrëzuar në trotuar tek tregu i fruta perimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *