E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 8 minuta më parë
Ekonomi

INSTAT: Tre muajt e fundit të 2016-s numri i të punësuarëve u rrit me 5,8 %

Instituti i Statistikave bëri të ditur sot se, në tremujorin e katërt 2016, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç shënoi nivelin  56,2 %. Sipas raportit të INSTAT, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015, punësimi u rrit me 5,8 %. Ndërsa në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2016, punësimi u ul me 1,4 %.

INSTAT bën të ditur se, për femrat shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 57,6 %, ndërsa për meshkujt ky tregues është 73,8 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2015, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për femrat është rritur me 0,8 pikë përqindje, ndërsa për meshkujt me 0,3 pikë përqindje.

Gjatë tremujorit të katërt të vitit 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 45,2 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e katërt 2016, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 75,8 %, bën të ditur INSTAT.

Vazhdo të lexosh

Reklamë