Raporti i Fabjolës dhe Adionit ka qenë një nga më të komentuarit si brenda Fermës ashtu edhe jashtë saj.
Ish-fermerja ndau në Post Ferma VIP më shumë detaje për marrëdhënien e saj me Adionin pas eliminimit nga spektakli.
E pyetur nga moderatori Florian Agalliu për hapat e parë që kanë ndërmarrë pas daljes nga Ferma, Ola tregoi se fillimisht secili i është përkushtuar familjes, por kontaktet mes tyre kanë vazhduar menjëherë.
Mes dy ish-fermerëve kanë ndodhur edhe takimet familjare, duke e çuar lidhjen e tyre në një hap me serioz. Por, e pyetur nëse Fabjola ka marrë një propozim për martesë nga Adioni, ajo u përgjigj se ende jo.
Pjesë nga biseda:
Florian Agalliu: Cili ka qenë hapi i parë që keni ndërmarrë?
Ola: Më ka marrë numrin, pastaj unë kam vazhduar me familjen time. Adi me familjen e vet, pastaj kemi folur gjatë ditëve në vazhdim. Donim të njiheshim në një aspekt tjetër, se këtu ka qenë ndryshe. E kam pasur shumë të vështirë të rrinim pa njëri-tjetrin në ditët e para.
Florian Agalliu: Kush ju ka zhgënjyer?
Ola: Shumica. Kam pakënaqësitë e mia me shumë fermerë.
Florian Agalliu: Ke marrë një propozim për martesë?
Ola: Jo, akoma.
/vizionplus.tv





