E shtunë, 24 Tetor 2026 Diagnozë deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

Fitorja, debatet, hatërmbetjet dhe gjithçka tjetër diskutohet sonte! Nis POST FERMA VIP në Vizion Plus

Nis Post Ferma VIP në Vizion Plus, nën moderimin e Florian Agalliut dhe me dy opinionistët, Einxhel Shkirën dhe Ermal Mamaqin.

Pas përfundimit të edicionit të tretë, plot emocione, sfida dhe surpriza, ish-fermerët do të përballen me njëri-tjetrin për deklaratat e bëra, hatërmbetjet, miqësitë dhe gjithçka tjetër që ka ndodhur brenda dhe jashtë fermës.

Reklamë

Për herë të parë pas fitores së Ferma VIP, Moza Ahmeti tregon rrugëtimin e saj. Si u përball fituesja me jetën jashtë fermës pas tre muajsh izolimi? Me kë nga ish-fermerët ruan ende miqësi?

Po në krisjen e miqësisë me DJ Bujakën, a ndikoi Iliri?

Reklamë

Në Post Ferma VIP do të diskutohet edhe përplasja Moza-Zhaku. Çfarë e lidh ish-fermeren me ish-partnerin e Mozës?

Nga ana tjetër, marrëdhënia e Olës me Adionin, krijoi shumë zhurmë brenda dhe jashtë fermës. Por, a e ka marrë propozimin Ola? Si ka qenë marrëdhënia e dy ish-fermerëve pas daljes?

Nata e parë e Post Ferma VIP 3 premton spektakël dhe zhvillime të forta, ndaj ndiqeni LIVE në Vizion Plus dhe në kanalin zyrtar në YouTube.

Ferma VIP 3 mbylli të hënën, më  15 Qershor, siparin e një prej edicioneve më të suksesshme, duke lënë pas një sezon që shkroi historinë e vet në ekranin e Vizion Plus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë