Opinionistët Ermal Mamaqi dhe Einxhel Shkira komentuan rrugëtimin e fitues, Mimoza Ahmeti në Ferma VIP.
Ermali u shpreh se e ka parashikuar që në puntatat e para që Moza do të ishte fituesja e edicionit të tretë.
Ndërkohë Eixhel tha se Moza ishte një surprizë në Ferma VIP. Ajo shtoi gjithashtu se fituesja e mori pëlqimin e publikut që në puntatën e parë.
“Unë e kam thënë që në puntatën e dytë. Thashë ta ndërpresim këtu dhe ta shpallim Mozën fituese, dhe ta nisim prapë që të tjerët të jenë të barabartë. Moza e filloi që në fillim me një prezantim që për shumë njerëz ishte i çuditshëm. Vinte si filozofe, pastaj transformohej në një vajzë 5-vjeçare që të bënte për të qeshur. Kjo ishte një argëtim për të gjithë, edhe për ata që s’e kuptonin”, tha Ermal Mamaqi.
“Prime-i i parë i Mozës ishte deri diku surprizë, por jo një gjë që ne s’e njihnim. Se Moza është bërë virale me sinqeritetin e saj dhe gjërat e thëna troç. Por mënyra naive që ajo shfaqi në natën e parë dha një adrenalinë aq të madhe dhe shkaktoi aq shumë humor. U krijua ideja që Moza është e drejtpërdrejtë, s’është e shtirur, s’do t’ia dijë për asgjë. Dhe Moza në vazhdim veç e shtoi dozën”, tha Einxhel Shkira.
/vizionplus.tv





