E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Fluks i lartë lëvizjesh në Kapshticë, mbi 21 mijë qytetarë kaluan kufirin në pesë ditët e fundit

Pika e Kalimit Kufitar të Kapshticës vijon të përballet me një fluks të shtuar lëvizjesh, në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së numrit të udhëtarëve që hyjnë dhe dalin nga vendi.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë pesë ditëve të fundit nëpërmjet Doganës së Kapshticës kanë kaluar rreth 21 mijë qytetarë dhe mbi 8.400 automjete.

Reklamë

Strukturat doganore dhe ato kufitare mbeten të angazhuara për menaxhimin e fluksit, me qëllim përshpejtimin e procedurave dhe shmangien e vonesave për udhëtarët.

Autoritetet parashikojnë që numri i lëvizjeve të vijojë të rritet në javët në vazhdim, ndërsa sezoni turistik hyn në periudhën e tij më intensive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë