Autoritetet shqiptare kanë vënë në pranga një 59-vjeçar rus, i cili akuzohet nga Rusia si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli.

 

Gjatë verifikimit të imtësishëm në pikën kufitare të Muriqanit, 59-vjeçari, Igor Kokunov, rezultoi i shpallur në kërkim nga autoritetet ruse. Gjykata në Rusi i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.

 

Pritet ekstradimi i tij drejt Rusisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *