Bllokohet përkohësisht Qendra e Votimit Nr. 1767, e cila ndodhet në shkollën “Andon Zako Çajupi” në Tiranë.

Shkak është bërë një shtetas i cili dyshohet se po fotografonte votën e tij.

Rasti është konstatuar nga anëtarët e Komisionit.

Pas marrjes së vendimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë hyrë brenda qendrës dhe nga kryerja e veprimeve të para ka rezultuar se shtetasi G. S., 30 vjeç, pasi është regjistruar, ka marrë fletën e votimit dhe ka shkuar tek dhoma e fshehtë.

Pasi ka kryer veprimet, dyshohet se ka fotografuar votën e tij dhe ky veprim është parë nga anëtarët e Komisionit.

Shtetasit G. S., i është bllokuar fleta e votimit dhe më pas nga sherbimet e Policisë është bërë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit, për veprime të metejshme hetimore.

Në përfundim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë ndalimi në flagrancë i shtetasit G. S., 30 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votës”./Vizion Plus

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *