Subscribe

Hollanda ka dhuruar dy zjarrfikëse të reja për drejtorinë e shërbimit zjarrfikës në Tiranë. Këto automjete do të shërbejnë në zonat urbane të kryeqytetit, në Kinostudio dhe në Kombinat.

 

“Jam krenar sesi kemi arritur që Tirana, me një performancë sfiduese në vitin 2015 me zjarret e shumta dhe dëmin më të madh, është sot më e shpejtë në dhënien e shërbimit dhe më e përgatitur. Këtë verë kemi pasur rreth 180 zjarre në Tiranë, sigurisht më pak seç kishim përpara vitit 2015, por fokusi ka qenë tek parandalimi I tyre. Më vjen mirë që sot kemi një rrjet të madh vullnetarësh, që na lajmërojnë kur diçka ndodh në Petrelë, në Pezë, Zall-Herr, Zall-Bastar, apo Kashar. Është një punë e jashtëzakonshme”, tha Veliaj.

 

Sipas kryebashkiakut, piromanët prej 6 vitesh nuk ja kanë dalë të realizojnë qëllimet e tyre të tjetërsimit të truallit dhe të pronave publike në Tiranë.

 

“Në këto 6 vite ka pasur mjaftueshëm prova se plani urban i Tiranës nuk ndryshon nga pasioni piroman që ka dikush për t’i vënë zjarrin fshatit. Kjo vlen si për shkollën “Kosova”, kur vënia e zjarrit për ta kthyer në pallat dhe tolerimi nga ish-administrata u përball me përgjigjen tonë të shpronësimit dhe shkolla sot është 3 herë më e madhe, më e fortë dhe më e bukur, ashtu edhe për “Sarajet”, ku tentativa për zjarr nga keqbërësit, i lidhur apo jo me pronarët, jo vetëm që dështoi, por përkundrazi, u kthye në një lloj inkurajimi për ne që të shpejtonim me procedurën e shpronësimit dhe në mbledhjen e parë të qeverisë do të kalojë VKM-ja për shpronësimin e dy shtëpive muze në Tiranë, “Sarajet” dhe “Libohovitët”

 

Vitin e shkuar shërbimit zjarrfikës iu shtuan 50 punonjës të rinj, ndërsa për herë të parë këtë vit është bërë i mundur dhe sigurimi i jetës së punonjësve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *