Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 August 2026
Vizion fokus

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen...

Makth për vajzat e mitura në Ceuta, raportohen të...

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon reagimet e...

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra fansa “pushtojnë”...

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400 mijë persona,...

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas përplasjes së...

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona me e...

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia Saudite, marrëveshje...

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria renditet ende...

Irani kushte shtesë për Hormuzin: Do të hapet plotësisht...

Nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit ndërmjet QSUNT dhe Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano

23 Korrik 13:09

Milano, 23 korrik 2026 – Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”  dhe Instituti Kombëtar i Tumoreve në Milano (Istituto Nazionale dei Tumori – INT) nënshkruan Marrëveshjen e Bashkëpunimit, duke shënuar një hap të rëndësishëm në transformimin e shërbimit onkologjik shqiptar. Ky partneritet me një nga qendrat më të njohura europiane të ekselencës në fushën e onkologjisë synon forcimin e kapaciteteve klinike, shkencore dhe organizative, si dhe afrimin e praktikave të kujdesit për pacientët shqiptarë me standardet më të avancuara europiane.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi në ndërtimin e  një sistemi shëndetësor modern, europian dhe të orientuar drejt pacientit.

“Përmes këtij bashkëpunimi do të fuqizojmë kapacitetet profesionale, do të standardizojmë protokollet sipas praktikave më të mira europiane dhe do të integrojmë teknologjitë më të avancuara, nga inteligjenca artificiale dhe diagnostika digjitale, te telemjekësia dhe sistemet moderne të vendimmarrjes klinike”,

Ministrja Sala theksoi se marrëveshja vendos themelet e një partneriteti strategjik dhe afatgjatë ndërmjet QSUT dhe Institutit Kombëtar të Tumoreve në Milano, i cili do të mbështesë ngritjen e Qendrës së Studimeve Klinike (Clinical Trial Center) pranë QSUT, duke i dhënë Shqipërisë mundësinë të bëhet pjesë aktive e kërkimit shkencor ndërkombëtar dhe duke u ofruar pacientëve shqiptarë akses më të hershëm në terapitë inovative.

Marrëveshja parashikon gjithashtu standardizimin e protokolleve diagnostiko-terapeutike dhe harmonizimin e praktikave klinike sipas standardeve më të mira europiane, zhvillimin e diagnostikës molekulare, si dhe integrimin e teknologjive të avancuara, përfshirë inteligjencën artificiale, diagnostikën digjitale, telepatologjinë dhe telekonsultën, me synim rritjen e cilësisë, efikasitetit dhe aksesit në shërbimet onkologjike.

Njëtjetër shtyllë e rëndësishme e marrëveshjes është mbështetja për krijimin e Rrjetit Kombëtar Onkologjik Shqiptar, me QSUNT si qendër kombëtare referimi (hub), duke garantuar standarde të unifikuara të kujdesit dhe akses të barabartë në shërbimet onkologjike për pacientët në të gjithë vendin.

Bashkëpunimi do të shërbejë gjithashtu për transferimin e ekspertizës në fushën e Health Technology Assessment (HTA), Value-Based Medicine dhe menaxhimit shëndetësor, duke forcuar kapacitetet kombëtare për vlerësimin e teknologjive shëndetësore, analizat kosto-përfitim dhe hartimin e politikave të bazuara në evidencë.

Në përmbyllje të mesazhit të saj, Ministrja Sala falenderoi partnerët në Milanodhe theksoi se ky partneritet pasqyron vizionin e reformave që po ndërmerren për modernizimin e sistemit shëndetësor shqiptar.

“Ky është vizioni ynë për shëndetësinë: më shumë investim në dije, më shumë inovacion, më shumë cilësi dhe më shumë mundësi për pacientët shqiptarë. Reformat që po ndërmarrim nuk synojnë vetëm të përmirësojnë shërbimet, por ta afrojnë Shqipërinë me sistemet më të avancuara shëndetësore të Europës”, u shpreh ministrja Sala.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
evis sala marreveshje

Nga e njëjta kategori

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Kërkohet urgjentisht angazhimi i 50 forcave ushtarake në lagjen e Krujës

më shumë...

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet një tjetër vatër zjarri

më shumë...

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton 5 turistë suedezë në Ksamil

më shumë...

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy gratë futen me vrap në pistë për të ndaluar avionin (VIDEO)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:10

Zjarret në vend, 8 vatra aktive! Ministria...

8:58

Kruja nuk gjen qetësi nga flakët, riaktivizohet...

8:35

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia shpëton...

8:14

Nuk arritën në kohë për fluturimin, dy...

7:38

Vatra në Mallakastër, ende aktive, vijon lufta...

6:53

I dënuar me burg përjetë, Ardian Çapja...

6:33

Makth për vajzat e mitura në Ceuta,...

6:00

Tmerri i flakëve në Krujë, Rama publikon...

5:35

Thashethemet për dasmën e Cristiano Ronaldos, mijëra...

4:45

Tajfuni “Dolphin” godet Kinën, evakuohen mbi 400...

4:40

Aksident tragjik në Peru, 13 viktima pas...

3:36

A flini me kondicionerin ndezur? Studimet tregojnë...

3:17

Edhe Greqia në luftë me flakët, zona...

3:15

Themelohet “NATO” e Lindjes së Mesme, Turqi-Pakistan-Arabia...

3:11

Programe të reja te “Gjuhët e huaja”,...

1:55

Lamallari e Hita inspektim në Krujë, nuk...

1:19

“Nuk e njohim Kosovën”, Prishtina heq flamurin...

1:13

Ekspertët kundër “Territoriales”: Me shkrirjen e bashkive...

1:00

Policia Rrugore “blindon” Tiranën, 19 persona nën...

12:24

Shumë turistë, por shpenzojnë pak, ekspertët: Shqipëria...

Më të klikuarat

  • Viktima Johan Zuko dhe autori Kristjan Sterjo Sterjo mori kallashin dhe ndoqi Zukon e shokët e tij për t’i...
  • Nga shokë fëmijërie në “rivalë”, si nisi përplasja mes të ri...
  • Prej dy vitesh në kërkim nga SPAK, arrestohet në Palasë i sh...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • Tragjedi në Ksamil, babai përplas aksidentalisht vajzën 4-vj...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.